Çfarë ndodhi tek pallati 12 katësh në Lezhë? Pjerin Ndreu sqaron incidentin me Lleshajn

Shqipëria

Çfarë ndodhi tek pallati 12 katësh në Lezhë? Pjerin Ndreu sqaron incidentin me Lleshajn

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 06:15
Pamje nga video

Një djalë debatoi në Lezhë me Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj dhe acarimi i ministrit u diskutua shumë në rrjetet sociale.

Pjerin Ndreu në Open shpjegoi incidentin e ndodhur ku tha se mendimi i i zotërisë që debatoi me Lleshaj nuk ishte i pjekur.

“Është Drejtori i Urbanistikës së bashkisë. Është një djalë i shkëlqyer, arkitekt. Ai ka dhënë mendimin e tij aty, nuk ishte mendim që u përkrah dhe nuk ishte mendim i pjekur, ndoshta ambjenti ku është thënë nuk ka qenë ambjenti i duhur.

Aty ku thotë që e thotë kryetari është në kontekstin që duhet sjellë një grup tjetër për të bërë inspektimet, pasi unë ndodhem aty si kryetar i bashkisë por edhe si banor i pallatit”- tha Ndreu.

A ka një raport final të pranuar nga qytetarët?- e pyeti Eni Vaisili.

Opinioni dhe vendimi që bashkohen të gjithë, përjashtu ndonjë është se pallati nuk është i rrezikshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat