“Zoti nuk e deshi që unë ta vazhdoj jetën”, i sëmuri me kancer dhuron 38 mijë euro për të prekurit nga tërmeti. Lot në studio

Shqipëria

“Zoti nuk e deshi që unë ta vazhdoj jetën”, i sëmuri me kancer dhuron 38 mijë euro për të prekurit nga tërmeti. Lot në studio

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 06:58
Elvis Naçi

Një tërmet i fuqishëm dhe me pasoja katastrofike goditi vendin javën që lamë pas.

Tërmeti shkaktoi mbi 50 të vdekur dhe qindra të plagosur, ndersa edhe shumë dëme materiale, kryesisht në Durrës dhe në Thumanë por edhe në Tiranë.

Mbrëmjen e djeshme ka vazhduar maratona e emisionit “Shqiptarët për shqiptarët”, e cila nxjerr në pah humanizmin dhe solidaritetin që kanë shqiptarët, për të qëndruar pranë njëri-tjetrit në kohë të vështira.

Emisioni i cili filloi në orën 22.30, me imamin Elvis Naçin, dhe gjithë stafin e emisionit mblodhen fonde drejtpërdrejtë nga shqiptarët kudo në botë ashtu siç kanë bërë tre mbrëmje të tjera radhazi.

Por, gjatë emisionit të mbrëmshem, krahas shumë donacioneve që kanë dhënë shqiptarët anë e mbanë botës, një telefonatë nga onkologjiku ka prekur zemrat e të gjithëve.

Një i sëmurë me kancer, nga reparti i Oonkologjikut telefonoi live në emision, ku tha se do të dhuronte fondacionin e jetës, i cili shkonte diku deri në rreth 38 mijë euro.

Ai tha se ishte në gjendje të rëndë dhe fatkeqësisht nuk ka shpresë për jetën, por deklaroi se siguracionin e jetës do e japë si donacion për personat e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Jam pacient i Onkologjikut. Zoti nuk e deshi që unë ta vazhdoj jetën, ose ndoshta do jem më mirë atje ku do shkoj. Kam një siguracion jete që e kam firmosur sot. Të më falni për pjesën e të folurit, dhe shkon diku rreth 38 mijë euro. Dua tua jap atyre që kanë mundësi të jetojnë.”-tha telefonuesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat