Ilir Meta viziton 500 shqiptarët e strehuar në Kampin Inovativ, në Prizren

Shqipëria

Ilir Meta viziton 500 shqiptarët e strehuar në Kampin Inovativ, në Prizren

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 07:49
Foto nga takimi

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, dje ka qëndruar në Kosovë.

Përveç Prishtinës dhe Gjilanit, a dje ka qenë edhe në Prizren, saktësisht në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve ku po strehohen rreth 500 persona të prekur nga tërmeti.

Meta u prit nga kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe humanisti Halil Kastrati, i cili po kujdesej për darkën.

“Në bashkëpunim me institucionet e Shqipërisë po angazhohemi që t’i bëjmë zgjidhje të prekurve nga tërmeti, ndërsa lajmi i mirë krahas kësaj është që tashmë kemi nisur përgatitjet për krijimin e kuzhinës mobile në këtë Park, që do të mundësojë përgatiten e ushqimit aty për aty nga shoqata humanitare “Jetimat e Ballkanit”, të cilët po ashtu na kanë qëndruar afër në çdo cast”, ka shkruar Haskuka,

Haskuka tutje ka thënë se pa ndihmën e të tjerëve, e sidomos bizneseve lokale dhe shoqatave të ndryshme vështirë se do të arrinim të sigurojmë ushqimin për 500 persona gjatë kësaj kohe. Për këtë, u jam mirënjohës ndaj të gjithë atyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat