Pasojat e tërmetit, Xhaçka publikon pamjet: FA ndërtoi urën 33 metër mbi Shkumbin

Shqipëria

Pasojat e tërmetit, Xhaçka publikon pamjet: FA ndërtoi urën 33 metër mbi Shkumbin

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 12:11
Ura mbi Shkumbin

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka jep një lajm të mirë lidhur me rimëkëmbjen pas tërmetit.

Duke publikuar disa fotografi ajo thotë se është bërë ndërtimi i një ure mbi lumin Shkumbin në Librazhd.

“Ndërkohë që pjesa më e madhe trupave janë të angazhuar për përballimin e pasojave të tërmetit, një pjesë e xhenierëve të FA përfunduan ndërtimin e një ure 33 metër të gjatë mbi lumin Shkumbin,

e cila do të lehtësoje ndjeshëm lëvizjen për qindra banorët e fshatrave Spatharë dhe Dardhë në Librazhd. Forcat e Armatosura në krye të detyrës!”, shkruan Xhaçka.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat