Rindërtimi pas tërmetit, Ahmetaj: Buxheti nuk preket

Shqipëria

Rindërtimi pas tërmetit, Ahmetaj: Buxheti nuk preket

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 12:15
Arben Ahmetaj

Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj thotë se buxheti i vitit 2020 nuk do të preket nga programi i rindërtimit, pas tërmetit të 26 nëntorit.

Duke folur në seancën e sotme parlamentare, ai tha se nuk do të rritet asnjë taksë në mënyrë direkte dhe as borxhi nuk do të rritet.

“Përkundrazi do i përgjigjemi në dinamikë duke nisur nga 1 janari me programin specifik të detajuar të ndërtuar nga vetë Kryeministri me ndihmën e komisionit të Ekonomisë e Financave për atë që sot prezantohet si programi i rindërtimit. E theksoj është dinamik, s’ka rritje taksash e që ditën e parë nis me gati 200 milionë dollarë. Fillojmë me 70 milionë dollarë nga donatorët. Të jeni të bindur do shkojë mbi 150 milionë euro mbështetja nga donatorët, shumë shpejt do jetë konferenca e donatorëve iniciuar nga KE”, u shpreh Ahmetaj.

Ai detajoi se rindërtimi që do fokusohet te ndërtimi i banesave në Tiranë, Durrës, Thumanë, Lezhë apo edhe diku tjetër dhe se paralel do ketë për strehim, që në fillesë në buxhet është 1 miliard lekë.

Ministri bëri me dije se kostoja e akomodimit në hotel sot është 2.4 milionë dollarë në muaj që përballohet nga qeveria.

Ahmetaj tha se buxheti që pitet të kalojë sot në seancë nuk preket, nuk ulet dhe as nuk cenohen shërbime, paga dhe pensione.

“Asnjë shërbim publik nuk cenohet, asnjë subvencion, ndjekim ritmin vjetor të rritjes”, deklaroi Ahmetaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat