“As kam dëshirë t’i mbaj lotët”, ministrja Balluku: Nuk hahemi dot me Zotin. Gjithçka do hetohet, e lehtë të kërkoni fajtorë, por është koha…

Shqipëria

“As kam dëshirë t’i mbaj lotët”, ministrja Balluku: Nuk hahemi dot me Zotin. Gjithçka do hetohet, e lehtë të kërkoni fajtorë, por është koha…

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 12:20
Belinda Balluku

‘Ne jemi këtu për t’u ngritur nga hiri si Feniksi, dimë ta bëjmë shumë mirë këtë ne shqiptarët, e kemi bërë shumë herë, por mund ta bëjmë vetëm të bashkuar’. Këtë mesazh ka dhënë sot nga foltorja e Kuvendit, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, teksa ka folur tejet e emocionuar në seancën e sotme të Kuvendit, duke kujtuar momentet e tmerrshme për nxjerrjen e njerëzve nga rrënojat, por edhe punën e madhe që është bërë që nga momenti i parë.

“Për të gjithë ata që thanë se ishim të vonuar u them se shteti ka qenë në këmbë, kemi qenë në këmbë jo për detyrë, por për detyrën si njerëz. Shalsi si detyrë nuk e ka të jetë në terren, por ka qenë me mua, në 5 të mëngjesit duke u munduar të dëgjonim zëra nëpër rrënoja, është shumë e vështirë emocionalisht të bësh sot një fjalim zyrtar, për të dhënë numra dhe shifra, por numra e shifra ka dhënë media pa fund. As kam dëshirë t’i mbaj lotët në këto moment por duhet ti mbaj se duhet të vijoj fjalën. Opozita duhet të ketë fytyrën e Edlirës, se opozita është aty të kontrollojë pozitën që të mos bëjë gabime dhe Edlira del këtu dhe kërkon të bëjë opozitë konstruktive. Është e lehtë të thonë sot se ça u bë gabim, por nuk di sa e lehtë do ishte të dilnin para familjes Lala e shuar dhe e mbetur vetëm me një djalë, si për të treguar që jeta dominon mbi vdekjen. Nuk e pritëm orën 7.30 jo, grupet që kemi pritur ishin të jashtëzakonshëm, italianët në Kënetë kane qenë të jashtëzakonshëm, francezët, zviceranët, të gjithë, ata kanë kapacitetet por i kanë ngritur për shkak të problematikave që kanë pasur”- tha ajo.

Duke pranuar se “nuk mund te hahemi dot as me Zotin, as me fatkeqesite natyrore”, Balluku ka theksuar se nuk eshte koha per akuza apo per te gjetur fajtore arty ku nuk jane. Ajo garantoi se gjithcka eshte dokumentuar e do te shkoje per hetim, e me tej do te kete ndeshkim per kedo qe provohet fajtor, por ka kerkuar bashkepunim ne kete situate qe ka nevoje per solidaritet.

“Nuk duhet te kërkojme  fajtorë aty ku nuk ka, nga zjharrfikesit, policia, urgjenca, që ka ngritur Ogerta, urgjenca që nuk mungoi as kur dilni të gjallët e as të vdekurit, duhet të jemi të gjithë bashkë për të rindërtuar. Nuk janë 51 ata që kanë vdekur, na është goditur shpirti, të gjithëve bashkë”- tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat