Shpallet i pabanueshëm pallati në Astir që strehoi 70 familje, banorët në qiellin e hapur

Shqipëria

Shpallet i pabanueshëm pallati në Astir që strehoi 70 familje, banorët në qiellin e hapur

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 12:42
Pallati në Astir

Pallati i cili para 2 ditësh strehoi 70 familje të prekura nga tërmeti i është vënë shiriti dhe është shpallur i pabanueshëm në zonën e Astirit.  

Ndërkohë që banorët thonë që autoritet kanë thënë që do ti strehojnë në banesa sociale, por jo me veprime konkrete.

 “Ndodhem në zonën e Astirit. Pallati që po shihni ka strehur mbi 70 familje, i është vënë shiriti dhe është shpallur i pabanueshëm. Përmes komunikimeve që kam patur me banorë të cilët vijojnë të zhvendosin sendet me vlerë.  Më kanë thënë se në fakt ka patur komunikime nga ana autoriteteve për tu ofrua banesa por jo veprime konkrete. Sërish vijojnë të kalojnë natën tek të afërmit dhe shpresojnë të marrin një banesë”.

Banorët vazhdojnë të flenë në makina e tyre apo tek të afërmit, në pritje të një përgjigje përfundimtare nga ana e autoriteteve.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat