Hidhet në Presidencë shorti për KED-në e re/ Ardian Dvorani sërish kryetar. Arta Markut i ‘ecin’ goglat

Shqipëria

Hidhet në Presidencë shorti për KED-në e re/ Ardian Dvorani sërish kryetar. Arta Markut i ‘ecin’ goglat

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 12:59
Pamje nga video

Presidenca ka hedhur sot shortin për zgjedhjen e Këshillit të ri të Emërimeve në Drejtësi.

Nga shorti me gogla janë përzgjedhur dy anëtarët e rinj të KED-së nga radhët e Gjykatës Kushtetuese, të cilët do të jenë Fjona Papajorgji dhe Vitore Tusha.

Ndërkohë që anëtare zëvendësuese është zgjedhur, Marsida Xhaferrllari.

Në short nuk është hedhur emri i Ardian Dvoranit, i cili ka qenë kandidati i vetëm nga Gjykata e Lartë dhe për rrjedhojë është quajtur si i miratuar.

Sipas Kushtetutës, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi drejtohet nga anëtari i zgjedhur nga Gjykata e Lartë, në këtë rast i bie të jetë sërish Adrian Dvorani.

“Kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi është anëtari i Gjykatës së Lartë. Gjykata e Lartë krijon kushtet e punës për ushtrimin e veprimtarisë së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”, thuhet në pikën 4 të nenit 149/d të Kushtetutës.

Ndërkohë që në KED nga radhët e Prokurorisë së Përgjithshme, do të jetë sërish Arta Marku, e cila ka fituar sërish këtë post nga hedhja e goglave./ PANORAMA.al

Shorti me gogla

Kandidatët nga Gjykata Kushtetuese

1 – Fjona Papajorgji- Anëtare e KED-së

2 – Vitore Tusha- Anëtare e KED-së

Anëtari Zëvendësues

1 – Marsida Xhaferrllari- Anëtare Zëvendësuese e KED-së

Anëtar i Gjykatës së Lartë

1- Ardian Dvorani, kryetar i KED

Kandidatët nga Prokuroria e Përgjithshme

1 – Arta Marku – anëtare e KED-së

Anëtari zëvendësues

1- Bilbil Mete, anëtar i KED

Kandidatët nga Gjykatat e Apelit

1-  Miranda Andoni, anëtare e KED

2- Saida Dollani, anëtare e KED

Zëvendësuesi

1- Nazmi Troka, anëtar i KED

Prokurorët pranë Gjykatave të Apelit

1 – Ludovik Dodaj, anëtar i KED

2-  Fatjona Memçaj, anëtare e KED

Zëvendësuesi

1 – Nezir Gjokaj anëtar i KED

Gjykatat e Apelit dhe Shkalla e Parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat