Taulant Balla: Parlamenti mbështet aktet normative për të prekurit nga tërmeti

Shqipëria

Taulant Balla: Parlamenti mbështet aktet normative për të prekurit nga tërmeti

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 14:31
Taulant Balla

Nga foltorja e Kuvendit, Sekretar i përgjithshëm i PS-së Taulant Balla i bëri thirrje opozitës jashtëparlamentare që të jenë bashkë në këtë moment të vështirë.

Ai tha që kjo seancë është solemne për të gjithë të prekurit nga tërmeti shkatërrimtar që la pasoja të mëdha.  

“Është seancë solemne, me vëmendjen e plotë për ata që nuk kanë shtëpi, për ata që kanë humbur të afërmit dhe ky kuvend sot mbështet të gjithë aktet e qeverisë. Se kuptoj të marrësh fjalën në kuvend dhe të jesh kundra dhurimit të banesave familjeve të viktimave  

Së dyti nuk e kuptoj dhe besoj do të reflektoni deri në fund që në tu garantojmë pension të posaçëm të mbijetuarve, por që humbën familjet e tyre. Ne duhet tua japim këtë, do tua japim me aktin normativ që solli qeveria. 

Buxheti i shtetit ndryshon duke krijuar një kapitull të veçantë për rimëkëmbjen dhe rindërtimin pa prekur gjithë pjesën tjetër që lidhet me funksionimin normal të jetës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat