Fëmijët e zhvendosur në Lezhë kthehen në banka pas tërmetit - Bota Sot
Fëmijët e zhvendosur në Lezhë kthehen në banka pas tërmetit

Shqipëria

Fëmijët e zhvendosur në Lezhë kthehen në banka pas tërmetit

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 15:24
Fëmijët në banka shkollore

10 ditë pas tërmetit nxënësit e zonave të prekura të strehuar në Shëngjin u rikthyen në bankat e shkollës. 180 nxënës do ta vijojnë procesin mësimor në shkollën e Shëngjinit, ku autoritetet thonë se janë marrë të gjitha masat.

Fëmijët nga zonat e prekura nga tërmeti të strehuar në Shëngjin u rikthyen në shkollë këtë të enjte.

Në sytë e tyre ka ende trishtim, ndërsa disa kanë edhe gjurmë të asaj që kanë përjetuar.

"Normal që kjo vihet re, por ne me dashamirësinë për ti integruar."

180 është numri i fëmijëve që procesin mësimor do të ndjekin pranë shkollës 9- vjeçare "At Zef Pllumi" në Shëngjin.

Por në ditën e parë, jo të gjithë u paraqitën për tu ulur në banka.

"Sot jo të gjithë kanë ardhur, por do të shtohen dita-ditës."

Sipas udhëzimit, ata janë bashkuar me nxënësit e shkollës duke e dyfishuar numrin.

Ora e parë ishte organizuar si bisedë për ti miqësuar.

Ndërsa po punohet për ti pajisur me tekste.

"Kemi pasur raste ku kemi lënë edhe prindërit."

Masa janë marrë për tu garantuar udhëtimin.

Mësuesit do ti marrin në mëngjes dhe do ti shoqërojnë drejt hoteleve pas mësimit.

"180 nxënës janë regjistruar nga klasa e parë tek e nënta."

Në bashkinë e Lezhës këtë të enjte nuk nisi procesi mësimor vetëm në shkollën e Shënkollit, një prej 5 objekteve mësimore të dëmtuara nga tërmeti.

28 shkolla rezultojnë të dëmtuara nga tërmeti në rang vendi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat