Basha nga Lezha: Urgjentisht të shpërndahen fondet për familjet në zonat rurale

Shqipëria

Basha nga Lezha: Urgjentisht të shpërndahen fondet për familjet në zonat rurale

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 15:27
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i bëri thirrje qeverisë që të alokojë urgjentisht fondet për banorët e prekur nga tërmeti i datës 26 nëntorit në zonat rurale.

Duke folur nga Lezha Basha tha se banorët janë në dilemë të rikthehen apo jo në banesat e tyre të dëmtuara sepse ende nuk është bërë vlerësimi përfundimtar nëse janë të banueshme apo jo.

Basha: Duhet urgjentisht të alokohen dhe shpërndahen fonde për familjet në zonat rurale në mënyrë që të nisin riparimin dhe rindërtimin e shtëpive të dëmtuara. Qindra milionat e ndara për oligarkët dhe që nuk kanë asnjë impakt në jetën e qytetarëve duhet tu kalojnë njerëzve të mbetur pa strehë, ndërsa moti është ftohur, dhe pritet të intensifikohen reshjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat