Ja ku do të zhvendosen rrënojat e godinave të shkatërruara nga tërmeti

Shqipëria

Ja ku do të zhvendosen rrënojat e godinave të shkatërruara nga tërmeti

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 15:54
Edi Rama

Ku do të zhvendosen rrënojat e pallateve dhe godinave të dëmtuara nga tërmeti I 26 nëntorit? Kryeministri Edi Rama në foltoren e Kuvendit, ku po diskutohet pr/buxheti i vitit 2020, jep përgjigje.

Mbetjet do të përdoren për të mbyllur fushën Porto Romanos si dhe zonat e dëmtuara të shkaktuara nga guroret në Krujë.  

Edi Rama: "Kemi vendosur që të gjithë sasinë e e mbjeteve në Durrës të mbyllim fushën e kancerit në Porto Romano dhe ta transformojmë në një park të madh publik. Po studiojmë mundësinë e mbetjeve në zonën e Krujës, në Thumanë, por ndoshta edhe duke futur një sasi nga Durrësi për të mbyllur kancerin mbi lëkurë të guroreve që kanë turpëruar të gjithë ne. Jemi I vetmi vend në botë që mund të kthejë në gurore peisazhin e një vendi të shenjtë, Kruja”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat