Rama-opozitës së re: Jeni pasojë e tërmetit në PD - Bota Sot
Rama-opozitës së re: Jeni pasojë e tërmetit në PD

Shqipëria

Rama-opozitës së re: Jeni pasojë e tërmetit në PD

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 18:12
Kuvendi i Shqipërisë

Pas tërmetit të 26 nëntorit, Kryeministri Edi Rama ka reflektuar në raport me Lulzim Bashën duke e ftuar disa herë të ulet në tryezë. 

Kjo sjellje e shefit të mazhorancës u reflektua edhe gjatë fjalës së tij në seancën plenare.

Edi Rama, edhe pse i siguron votat e nevojshme nga opozita parlamentare, nuk u tregua miqësor ndaj deputetëve të pakicës.

Edi Rama: “Mos hajdeni këtu të na rrokanisni kokën, jo vodhët jo nuk vodhët. Ju jeni pasojat e tërmetit të opozitës. Ra opozita, gërmadha jeni ju.”

Kryeministri u shpreh i sigurt se deri në fund të vitit të ardhshëm do ta realizojë projektin e rindërtimit, por hedh dyshime nëse opozita parlamentare do të jetë ulur në të njëjtat karrige.

Edi Rama: “Edhe domosdoshmërinë për të ecur hap pas hapi me programin e rindërtimit edhe domosdoshmërinë për të rritur ekonominë, shënojini diku dhe mi kujtoni nëse do jeni akoma aty edhe do flasim.”

Për të prekurit nga tërmeti do ndërtohen 5 lagje të reja banimi ndërsa inertet e godinave të shembura do të përdoren për të mbyllur fushën në Porto Romano dhe gropën e guroreve në Krujë. Më i ashpër u tregua kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, i cili kërkoj ashpërsimin e masave për ndërtuesit.

Edi Rama: “Tërmeti i 26 nëntorit na kujtoi se kemi nevojë për në vetting të thellë për të verifikuar kualifikimet, aftësitë, agjencitë, procedurat, rregulloret, licencimet dhe lejet për të ndërtuar.”

Ndërsa në nderim të 51 viktimave të tërmetit të 26 nëntorit, Parlamenti mbajti 1 minutë heshtje.

Pesë lagjet e reja të banimit:

- 1 në Durrës

- 1 në Laç

- 3 në Tiranë (5 Maji, Kombinat & ish-Uzina)

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat