Shkrumbohet banesa dy katëshe, 8 anëtarë të familjes shqiptare rrezikojnë jetën

Shqipëria

Shkrumbohet banesa dy katëshe, 8 anëtarë të familjes shqiptare rrezikojnë jetën

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 21:04
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kotodesh të Përrenjasit pasi një banesë dy katëshe është përfshirë nga flakët për shkaqe të panjohura.

Në banesë jetonin 8 persona.

Fatmirësisht të gjithë anëtarët e familjes kanë mundur të dalin në kohë nga banesa pa pësuar lëndime serioze.

Tashmë ata qëndrojnë në qiell të hapur, teksa banesa e tyre është shkrumbuar plotësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat