Margariti: Arkitektë të huaj do ndihmojnë në rindërtimin e lagjeve - Bota Sot
Margariti: Arkitektë të huaj do ndihmojnë në rindërtimin e lagjeve

Shqipëria

Margariti: Arkitektë të huaj do ndihmojnë në rindërtimin e lagjeve

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 22:48
Foto

Ministrja Elva Margariti, e cila për situatën e tërmetit është edhe koordinatore e projktimit të rindërtimit në një lidhje live në “Open”, në Top Channel tha se lagjet do të ndërtohen miks dhe do jenë lagje të reja.

“Zona e Kombinatit do jetë një zonë, e cila është prekur nga tërmeti dhe ka banesa të pabanueshme. Aty është njëra zonë që do rindërtohet. Po ashtu në Laç është një zonë”, tha Margariti por nuk përmendi zona të tjera.

“Unë dëgjova mbrëmë kryeministrin në Porta a Porta dhe kishte edhe përcaktuar arkitektët për rindërtimin e lagjeve, ku këto lagje do jenë miks”, ndërhyri Bushati.

“Jo, e paskeni keqkuptuar kryeministrin mbrëmë në Porta a Porta. Nuk janë përcaktuar arkitektët, por janë disa arkitektë të huaj të cilat do të japin ndihmën në rindërtimin e lagjeve. Ka një grup arkitektësh që do japin ndihmë”, iu kundërpërgjigj Margariti Bushatit

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat