Rama, Pacollit: S’ke pse shpenzon në Thumanë, ndërto në Krujë

Shqipëria

Rama, Pacollit: S’ke pse shpenzon në Thumanë, ndërto në Krujë

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 23:28
Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte sot në qytetin e Krujës, i shoqëruar nga ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, që është edhe njëherësh ndërtues që ka premtuar 1 milionë euro donacion për të dëmtuarit nga tërmeti.

Gjatë një bashkëbisedimi me banorë që janë strehuar në palestër, Rama debatoi me Pacollin për mënyrën e financimit dhe vendin ku do investojë Behgjet Pacolli.

Që në krye të herët, Pacolli theksoi se dëshiron të ndërtojë disa pallate për të strehuar banorët e Thumanës, dhe sidomos ato familje që banonin në dy pallatet që u shemben nga termeti dhe ku mbeten 24 viktima.

Ndërsa Kryeministri Rama kundërshtoi duke thënë se banorët e pallateve të shembura në Thumanë do të zhvendosen në Tiranë dhe sipas Ramës nuk është e nevojshme të investohet në këtë qyteze, raporton Abcnews.

“Praktikisht është e zgjidhur situata atje… Ndërsa këtu (Krujë) është vendi adapt që i përshtatet edhe shumës që ke premtu ti. Në Thumanë me sa di ajo pjesë që ka jetu aty nuk duhet të rrinë më, duan të shpërngulen”, tha Rama.

Pacolli iu përgjigj: “Unë kam disa ditë që merrem me këtë punë dhe kam biseduar edhe me donatorë të tjerë që të ndërtohet qendra e Thumanës. Duam ta bëjmë qendrën e Thumanës shembull (model). Do bëjmë verifikimet e tokës, në mënyrë që të shërbejë si shembull edhe për të tjerët se si duhet ndërtuar. Do e bëjmë gjithçka me telekamera…”

Por, Rama e ka ndërprerë, duke i thënë: “Behgjet, bëjmë garë po të duash se kush do e bëjë më bukur…por çështja është se me ato pallate që janë prishur atje, familjet s’do rrinë atje.Nuk kemi pse bëjmë shpenzime në Thumanë. Ju duhet të investoni këtu në Krujë. Bëni pasterplanin me Bashkinë, caktoni vendet dhe filloni ndërtimet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat