Pasojat e tërmetit, Macron propozon konferencë ndërkombëtare për Shqipërinë

Shqipëria

Pasojat e tërmetit, Macron propozon konferencë ndërkombëtare për Shqipërinë

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 00:29
Emmanuel Macron

Presidenti francez Emmanuel Macron propozoi të mërkurën organizimin e një konference ndërkombëtare për të ndihmuar Shqipërinë të përballet me pasojat e tërmetit shkatërrues të muajit nëntor.

“Na duhet një konferencë soldiariteti për Shqipërinë’, tha kreu i Elizesë pas samitit të NATO-s në Watford.

Sipas tij, konferenca që do të organizohej nga Franca do të ndihmonte në mobilizimin e partnerëve publikë dhe privatë për të organizuar rindërtimin pas tërmetit me magnitudë 6.4, i cili la mijëra vetë pastrehë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat