Rama: Rindërtimi në Laç do të bëhet nga Turqia

Shqipëria

Rama: Rindërtimi në Laç do të bëhet nga Turqia

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 07:53
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama mblodhi qeverinë në mbledhjen e 9 të jashtëzakonshme pas tërmetit të 26 nëntorit.

Në mbledhja Rama tha se rindërimi në zonën e Laçit do të bëhet nga Turqia e cila premtuar ndërtimin e 500 apartamenteve. Ndërsa për Tiranën Rama shprehet se rindërtimi duhet rishikuar në funksion të situatës.

“Laçin ia kemi besuar kompanisë turke për ndërtimin e 500 apartamenteve. Tirana në lagjen e “5 Majit” duhet rishikuar në funksion të situatës, një plan i parë që kemi pasur të bëhet gati nëse ka nevojë për disa prishje apo shpronësim, te i famshmi kompleks i superbetonit, është pronë shteti, por mund të ketë një KCK të vogël atje, të pastrohet. Në Kombinat të shikohen edhe ato pallatet sovjetike” tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat