Anila Hoxha: Tërmeti ka shkatërruar shtëpinë e Arta Markut

Shqipëria

Anila Hoxha: Tërmeti ka shkatërruar shtëpinë e Arta Markut

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 12:26
Pamje nga video

Mbrëmë gazetarja Anila Hoxha bëri një lidhje live në Open në Top Channel ku foli për hetimet që po bën prokuroria mbi banesat e shembura nga tërmeti.

“Ndodhem në lagjen 5 në qytetin e Durrësit, përpara një pallati të cilit i është vënë shiriti si i pabanueshëm. Në këtë pallat jeton edhe prokurorja e Durrësit që po merret me hetimet e tërmetit”- tha Anila Hoxha.

Gazetarja tregoi gjithashtu që edhe banesa e Prokurores Arta Marka është dëmtuar nga tërmeti.

“Burime nga prokuroria bëjnë me dije se Arta Marku e bën vajtje-ardhje nga Shkodra në Tiranë pasi banesa që kishte me qera në Tiranë është dëmtuar nga tërmeti”- vijoi Anila Hoxha.

A ka një listë konkrete se kush po hetohet?- e pyeti Eni Vasili gazetaren Hoxha.

Është akoma herët për të folur me emra konkretë por burime nga prokuroria bëjnë me dije se do të merren në pyetje edhe disa qytetarë ku dyshohet se kanë bërë ndërhyrje të paligjshme në ndërtesa- u përgjigj ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat