Inxhinieri gjeolog Sazan Guri kërkoi nga kryeministri Edi Rama që të bëjë protokollin e të gjitha ndërtimeve. I ftuar në studion e lajmeve në Ora Neës, Guri tha se qeveria duhet të zbatojë disa rregulla, për të siguruar qytetarin që të rrijë i qetë në banesën e tij.
Sazan Guri: Unë nuk kam gjë me Edin si Ed, por që është udhëheqësi i popullit tonë do ti thëm dy sugjerime.
Të bëjë protokollin e të gjitha ndërtimeve, edhe këtyre që ranë, por edhe të këtyre që janë në këmbë. Protokoll do të thotë, qytetarit bashkë me atë kartën e legalizimit duhet ta bindësh që ka një studim gjeologo inxhinierik të mirëfilltë të kodeve evropiane.
Ka një studim sizmologjik.
Ka një konstruksion që është me platforma, është monolit, i lidhur hekuri me hekurin etj. Duhet ta sigurosh qytetarin.
Pastaj është markë betoni, markë hekuri dhe do të thotë që janë zbatuar të gjitha rregullat dhe ti qytetar fli i qetë në pallatin tënd.
Në këto ditë emergjenca tha Guri, rolin më të rëndësishëm nuk e kanë arkitektët, por inxhinierët dhe gjeologët.
Sazan Guri: Në këtë rast emergjent që jemi është inxhinieri ndërtues, sidomos konstruktori, bazamenti i tokës, gjeologu inxhinierik dhe sizmologjia që duhet të thotë që kur ta kalojë 6.6 njëherë në 1500 vjet do të thotë që ti duhet ta bësh me 6.7. që i bie 9 ballë ti duhet ta bësh me 9.1.