Universiteti i Mjekësisë dhe Politeknikut anulojnë sërish procesin mësimor

Shqipëria

Universiteti i Mjekësisë dhe Politeknikut anulojnë sërish procesin mësimor

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 21:59
Universiteti i Mjekësisë dhe Universiteti i Politekniut

Universiteti i Mjekësisë dhe Universiteti i Politekniut kanë shtyrë sërish datën e fillimit të procesit hetimor.

Në të dy Universitetet procesi mësimor është pezulluar deri në datën 13 dhjetor. 

Në njoftimin e rektoratve respektive thuhet se studentët do të njoftohen në vijim.

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata njoftoi se vendimi u mor për shkak të situatës dhe gjendjes ku ndodhen godinat e UMT pas tërmetit të 26 nëntorit.

Gjata tha se fillimisht është e nevojshme kryerja e kontrollit në godinë nga ekspertët dhe certifikimi i saj për të rifilluar mësimi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat