36 vjeçari përplaset për vdekje në Durrës, shoferi largohet nga vendngjarja

Shqipëria

36 vjeçari përplaset për vdekje në Durrës, shoferi largohet nga vendngjarja

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 23:30
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrësin e ‘dropitur’ prej tërmetit. Një makinë ka goditur një të ri në moshën 36 vjeçare, i cili po drejtonte një biçikletë.

Për shkak të impaktit të fortë, 36 vjeçari me inicialet E.H ka ndërruar jetë.

Autori është larguar nga vendngjarja dhe po punohet për kapjen e tij.

Durrës/Informacion Paraprak

Më datë 06.12.2019, rreth orës 16:47, në lagjen 15, Durrës , një mjet tip “Ford Focus”, ka aksidentuar shtetasin me biçikletë E.H., 36 vjeç, banues në Durrës, i cili ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe shkakun e aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit te mjetit i cili u largua nga vendngjarja mjenjehere pas aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat