‘Të pëlqen të filmosh ëh’ – reagimi i çuditshëm i Ronaldos derisa vizitoi fëmijët që humbën familjet në tërmet

Shqipëria

‘Të pëlqen të filmosh ëh’ – reagimi i çuditshëm i Ronaldos derisa vizitoi fëmijët që humbën familjet në tërmet

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 23:42
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në videon e publikuar nga Edi Rama shihet se si kryeministri i ka marrë me vete dy djemtë për t’u bërë të mundur takimin me dy idhujt e tyre.

Dy djemtë e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, Alesio dhe Aureli kanë arritur të takojnë dy yjet e futbollit Cristiano Ronaldo dhe Gianluigi Buffon.

Në videon e publikuar nga Edi Rama shihet se si kryeministri i ka marrë me vete dy djemtë për t’u bërë të mundur takimin me dy idhujt e tyre.

“Një surprizë për Aurelin dhe Alesjon, dy fëmijët që fluturuan nga dritaret e pallatit të tragjedisë në Thumanë, e që pasi lanë spitalin duhet të rifillojnë rrugën e jetës, që u’a urojmë të gjatë, me shëndet e gëzime”- shkruan Rama krahas videos.

Në italisht, kryeministri u shpjegon dy futbollistëve se djemtë janë heronjtë e këtij tërmeti pasi njëri prej tyre është hedhur nga kati i pestë i pallatit për të shpëtuar. Më pas Ronaldo dhe Buffon u dhurojnë bluzat e tyre, Aurelit dhe Alesios dhe fillojnë të bëjnë foto bashkë.

“Këta janë heronj. Njëri është hedhur nga kati i pestë kursë tjetri nga i treti për t’i shpëtuar tërmetit. Të dy kanë përjetuar tragjedi, kanë humbur të afërm, shumë keq,”– thotë Rama.

“Po, ka qenë tërmet apo jo?“- thotë Buffoni.

“Po, tërmet shumë i fortë,”- vijon më tej Rama.

Ndërkohë, Cristiano Ronaldos i jepet një fanellë për ta firmosur, me kameramanin që nuk dëshiron ta humb këtë moment dhe i afrohet superyllit portugez për ta kapur nënshkrimin e tij.

Mirëpo, kjo siç duket i shkon nerva paksa pesë herë “Topit të Artë”, pasi i drejtohet atij që po xhron me fjalët: “Të pëlqen të filmosh, ëh?”, në një episodë të sikletshëm për Ramën dhe të tjerët që ishin të pranishëm.

E vështirë ta shpjegojmë pse Ronaldo e pa të nevojshme të thoshte diçka të tillë në atë moment, derisa shumë pak ose fare shkëmbeu fjalë me Ramën ose fëmijët.

Sidoqoftë, kjo nuk është e tëra. Kur Ronaldos i jepet edhe një flamur i Juves për ta firmosur ai – pasi e nënshkruan – e bartë materialin te kameramani duke i thënë “urdhëro, filmoje.”

Në rregull, Cristiano… e vlerësojmë që pranove të vizitosh fëmijët, por pak më shumë energji pozitive nuk do t’i bënte dëm askujt.

Momentin e parë mund të shikoni në videon e mëposhtme nga minuta 3:39, ndërsa të dytin nga minuta 4:31. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat