Ministrja Shahini: Në 9 dhjetor, gati të mirëpresim nxënësit në shkollë

Shqipëria

Ministrja Shahini: Në 9 dhjetor, gati të mirëpresim nxënësit në shkollë

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 13:14
Besa Shahini

Me anë të një video-mesazhi nga Durrësi, ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka falenderuar të gjithë mësuesit e angazhuar gjatë kësaj jave në lidhje me përgatitjen e shkollave për të pritur nxënësit në Lezhë, Durrës dhe Tiranë, pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Sot jemi në Durrës duke u munduar të zhvendosim edhe nxënësit nga shkolla që nuk do të hapen, tek shkollat pritëse”, u shpreh ministrja.

Ajo shtoi se me gjithë kontributin e mësuesve dhe me punën që kanë bërë drejtorët e shkollave dhe me përpjekjet shkollat do të rinisin të hënën.

“Ne do të jemi plotësisht gati që më 9 dhjetor t’i kthehemi sado pak normalitetit dhe të mirëpresim nxënësit në bankat shkollore. Faleminderit edhe një herë, dhe ju mirëpres të hënën”, deklaroi Shahini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat