Shpërthen lëndë plasëse pranë një lokali në kryeqytet - Bota Sot
Shpërthen lëndë plasëse pranë një lokali në kryeqytet

Shqipëria

Shpërthen lëndë plasëse pranë një lokali në kryeqytet

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 15:17
Foto nga vendi i ngjarjes

Një sasi eksplozivi është vënë në hyrje të një lokali gjatë natës pranë  kopshtit botanik, ku fatmirësisht janë shkaktuar vetëm dëme materiale. 

Sasia e ekplozivit është vënë rreth orës 23:55 minuta në rrugën “Shyqyri Brari” në lokalin në pronësi të shtetasit Muhamet Hoxha. Lënda shpërthyese ishte vendosur në shkallët e lokalit. Pas shpërthimit, fatmirësisht janë shkaktuar vetëm dëme materiale, tek dera e lokalit dhe tek tenda.

Në kohën e shpërthimit, lokali ka qenë i mbyllur dhe nuk ndodhej asnjë person, ndërsa mëngjesin e kësaj të shtunë, bari është hapur si çdo ditë. Policia e mbërritur në vendngjarje mblodhi të dhënat e para që pritet të çojnë në zbardhjen e ngjarjes, ndërsa për këtë rast po hetohen disa pista, mes tyre ajo e konfliktit. 

Forcat e policisë kanë marrë në pyetje pronarin e lokalit, ndërsa kanë sekuestruar disa pamje filmike me shpresën se gjatë analizimit të tyre, mund të identifikojnë autorin e këtij krimi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat