Aksident në Korçë, shoferi humbi jetën, po punohet për nxjerrjen e trupit

Shqipëria

Aksident në Korçë, shoferi humbi jetën, po punohet për nxjerrjen e trupit

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 17:49
Foto ilustrim

Një aksident i ndodhur pak minuta më parë në Korçë, në afërsi të fshatit Rembec solli humbjen e jetës së drejtuesit të mjetit.

Mësohet se viktima po udhëtonte i vetëm në mjetin tip benz.

Dyshohet se mosha e të ndjerit është rreth moshës 37-vjeçare, banor i fshatit Orman.

Ende i paidentifikuar, trupi i të ndjerit ndodhet poshtë makinës dhe aktualisht po punohet për nxjerrjen e tij. Në vendngjarje ndodhen policia, ambulanca dhe zjarrfikësja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat