Si u arrit të shpëtohej nga rrënojat Klajdi Qato, një tra horizontal e kishte bllokuar

Shqipëria

Si u arrit të shpëtohej nga rrënojat Klajdi Qato, një tra horizontal e kishte bllokuar

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 20:54
Haki Çako

I ftuar në studion e ‘Kjo Javë’ Haki Çako rrëfeu momentet e vështira gjatë operacioneve të kërkim shpëtimit.

“Te godina pranë kryqit të kuq, u nxor një grua e gjallë, u shpresua u mendua se u triumfua por më pas humbën jetën. Ka patur raste që me gjithë investimin nuk ia dolën dot.

Dhe ky ka qenë një moment i vështirë. E vërteta është që me gjithë dhimbjen e madhe që kanë patur, ata kanë qenë shumë bashkëpunues. Nuk ka patur vështirësi të cilat kanë ardhur si rezultat i pritshmërisë së familjarëve në këto pika. Është për t’u vlerësuar. Të gjithë familjarët kanë qenë bashkëpunues, me gjithë dhimbjen e madhe.” -tha Çako, ndërsa u ndal të komentojë situatën ne vilën e familjes Lala.

‘Ata janë heronj që meritojnë gjithçka. Në cdo moment, gjithkush del nga petku i të qenurit dikush në këto momente, pavarësisht nga barra që mbart, aty bëhesh një me dhimbjen, me iniciativën e gjithkujt. Në raste të tilla është i domosdoshëm një nivel profesionalizmi i lartë i cili të mundëson që vec se ta shpëtosh tjetrin në kohë reale edhe të jesh i kujdesshëm pasi pasojat që mund të vijnë nga një lëvizje e nxituar mund të kenë rezultat negativ dhe kjo e bën edhe të domosdoshme hap pas hapi nevojën për të qenë shumë profesional me mjete me teknologji, përvec angazhimit e vullnetit. Ndaj edhe grupet e respektojnë njëri tjetrin për momentin se kur veprohet. Kishte disa orë në Vilën Palma, u deshën orë të tëra pa fund të grupeve tona nga mëngjesi derisa mbërritën grupet greke. Grupet tona kishin mundësuar krijimin e një hapsire, e një tuneli deri në mbërritjen e Klajdit, djalit që u shpëtua por pozicioni i tij ishte shumë i vështirë pasi një tra i vendosur në mënyrë horizontale në pjesën e krevatit e kishte mbyllur ose e kishte kufiziuar mundësinë e daljes. Gjithcka u mundësua falë durimit dhe profesionalizmit të ekipeve greke që krijuan terrenin e mjaftushëm për ta shpëtuar. ” -tha Çako.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat