Floida Kërpaçi: Kjo e sotmja nuk është Shqipëria e të rinjve

Shqipëria

Floida Kërpaçi: Kjo e sotmja nuk është Shqipëria e të rinjve

Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 12:04
Floida Kërpaçi

Dita e Rinisë e këtij viti, sipas ish-deputetes së LSI-së, Floida Kërpaçi, i ka gjetur të rinjtë më të bashkuar me njeri tjetrin, të solidarizuar me shpirt e jo me propagandë për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti.

Ajo thotë se të rinjtë e vitit 1991, nuk e kishin menduar kurrë se gati tre dekada më vone do ishim shumë larg realizimit të ëndrrës së tyre.

Reagimi i plotë:

8 Dhjetori 2019 përkon me Ditën Kombëtare të Rinisë. Të tillë e ka bërë kurajo, energjia dhe forca e ndryshimit të rinisë së viteve 90, të cilët mblodhën ëndrrat e tyre për një jetë më të mirë, duke i kthyer në një forcë për ndryshim.

Ndryshim që përmbysi komunizmin më të egër dhe nën moton e duam Shqipërinë si gjithë Europa, rinia e viteve 90 nisi tranzicionin e Shqipërisë dhe popullit tonë nga më i izoluari në botë drejt vlerave demokratike dhe ëndrrës së Integrimit në Evropën e bashkuar.

Sot ky 8 dhjetor na ka gjetur ndryshe, por më të bashkuar me njeri tjetrin, të solidarizuar me shpirt e jo me propagandë për t’iu gjendur pranë familjeve të prekura nga tërmeti.

Edhe sot, ky është misioni ynë, në këtë 8 dhjetor bashkë me të rinjtë do të jemi pranë atyre familjeve që kanë nevojë për ne, me përulësi e dashuri, pa kamera e show sepse asnjëri në këto momente nuk ka nevojë për tu ndjerë i përdorur!

Si e re e lindur pas ditës që e beri 8 dhjetorin ditën e rinisë, jam e bindur se ai brez nuk e mendonte kurrë se 29 vite më vone do ishim shumë larg realizimit të ëndrrës së tyre.

Ndaj dita e rinisë 2019 e gjen vendin tonë me malin më të madh të ëndrrave të shtypura të rinisë Shqiptare. Me morine e shanseve të mohuara, të mundësive të hequra padrejtësisht. Me papunësinë e rinisë në ritmet më të larta. Në nivelin e stresit dhe të ankthit për të ardhmen duke u rritur dita ditës.

Me edukim jo cilësor. Me rroga të ulëta deri në kufijtë e qesharakes dhe skllavërimit ndaj sistemit të antivlerave te kësaj qeveri.

Sot është dita e rinisë por kjo e sotmja nuk është Shqipëria e rinisë!

Kjo qeveri ka bërë ZERO PËR RININË!Boll më!

PUNA JONË E PERDITSHME DUHET TË FOKUSOHET VETEM TE ANGAZHIMI PËR TË OFRUAR SHANSE DHE MUNDËSI TË BARABARTA PËR TË RINJTË E PËR TË RIKTHYER SHPRESËN SE SHQIPËRIA ËSHTË SHTËPIA JONË??

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat