Oketa: Rama e do Bashën për foto, fundi i botës nëse opozita akuzohet për tërmetin

Shqipëria

Oketa: Rama e do Bashën për foto, fundi i botës nëse opozita akuzohet për tërmetin

Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 17:41
Gazmend Oketa

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Gazmend Oketa, e cilëson të pasinqertë ftesën e kryeministrit Rama drejtuar kreut të opozitës Basha për tu ulur në një tryezë të përbashkët për menaxhimin e situatës së krijuar nga tërmeti.

I ftuar në RTV Ora, Oketa thotë se opozita e ka bërë detyrën e saj, duke mos e përdorur politikisht këtë fatkeqësi natyre, ndryshe nga çfarë po bën Rama sipas tij.

Oketa: Solidariteti ka shkuar dhe te politika, për gati një javë nuk ka pasur sulme, akuza politike, i referohem opozitës se mazhoranca nuk ka se çfarë akuzash ti bëjë opozitës. Do të ishte fundi i botës nëse do të akuzonte opozitën dhe për tërmetin.Është një lëvizje e duhur e opozitës që nuk akuzoi askënd për asgjë.  Ftesa e kryeministrit Rama është absolutisht  e pasinqertë, është një ftesë për të bërë një fotografi me kryetarin e opozitës.

Do të ishte e sinqertë në rast se Rama do të tregohej i sinqertë në raport me bashkëpunëtorët e tij. Edhe në këtë rast, ai ka marrë një iniciativë tejet personale. Edhe një krizë që është mirëfilli që duhet menaxhuar nga specialistët i jepet një ngjyrim shumë i fortë politik.Mjafton rasti i debatit të Ministrit të Brendshëm me drejtuesin urbanistik të bashkisë së Lezhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat