Inxhinieri Frashëri: Tërmeti e kapi gafil shtetin, procesi i vlerësimit po has abuzime

Shqipëria

Inxhinieri Frashëri: Tërmeti e kapi gafil shtetin, procesi i vlerësimit po has abuzime

Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 21:24

Në një komunikim për A2, Edgar Frashëri, inxhinier, njëkohësisht ish-anëtar i Këshilli të Rregullimit të Territorit, tha se procesi i vlerësimit nuk po kryhet si duhet dhe e gjeti shtetin të papërgatitur.

Sipas tij, ky është një proces afatgjatë dhe duhen shmangur abuzimet.

“Është një fazë shumë e hershme dhe shteti është kapur befas dhe nuk është në gjendje për të bërë vlerësimin e kualifikuar të gjendjes pas tërmetit. Shoh shifra marramendëse që nuk rakordojnë me njëra-tjetrën. Duhet të kemi parasysh që ekspertët e ardhur nga jashtë janë vullnetarë. Ne jemi të zotët e shtëpisë dhe ne duhet t’u vëmë vulën këtyre gjërave.

Shteti duhet të përgatitet për të sistemuar për periudha ta gjata qytetarët. Organizmat që duhet të merren me këtë punë janë fare të papërgatitura”, u shpreh inxhinieri Edgar Frashëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat