Në kërkim ndërkombëtar, 45 vjeçarin lëvizte lirshëm në Elbasan

Shqipëria

Në kërkim ndërkombëtar, 45 vjeçarin lëvizte lirshëm në Elbasan

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 10:34
Ilustrim

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga këtë të hënë një 45 vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të drejtësisë italiane.

Shpëtim Pepa është arrestuar pasi gjykata italiane e ka dënuar me 10 vjet heqje lirie nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan në bashkëpunim me Interpol Tirana pas një pune të mirë organizuar, lokalizuan, kapën dhe arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar Shpëtim Pepa, 45 vjeç, banues në fshatin Gradishtë, Belsh.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Florences/ Itali, e ka dënuar me 10 vjet e 6 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.”-njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat