Rama bën përkthyesin për superskuadrën izraelite: Këta janë njisha

Shqipëria

Rama bën përkthyesin për superskuadrën izraelite: Këta janë njisha

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 14:47
Edi Rama

Kryeministri, Edi Rama ka qenë sot në inspektim në Durrës i shoqëruar nga një superskuadrën izraelite.

Gjatë bisedave me banorët Rama përveç inspektimit ka bërë edhe përkthyesin në diskutimet që izraelitët patën me banorët.  

Rama: “Këta janë grup nga Izraeli. Këta janë njisha”

Eksperti izraelit: Inxhinieri im thotë që pas kësaj katastrofe duhet ta puthësh shtëpinë tënde sepse ka qëndruar sepse ju ka mbrojtur shtëpia, pavarësisht mureve.

Banorja: Kam qenë vetëm atë natë. Mu mbyll dera dhe nuk hapej më.  

Eksperti izraelit: Shtëpia ju ka mbrojtur ju. Struktura është solide. Ne i shikojmë disa të çara, por nuk ka problem sepse ka pasur shumë tundje, shumë presion. Plani tashmë është i qartë që ti bëjmë muret më të forta më të qëndrueshme. Ti ishe vetëm, ndërsa tani ne jemi bashkë me ty dhe Zoti ju ka mbrojtur.

Rama: Kështu që nuk ka problem do të rregullohet.

Ndërkohë që banorët akoma janë të paqartë se si do të vijohet me procedurën për rikostruskionin e banesave të tyre dhe kush do ti paguajë.

Qytetari 1: Zoti president, shihe edhe pak këtë pallatin.

Rama: Ça të shoh unë, duhet ta shohin këta ekspertët, unë e shoh siç e sheh dhe ti.

Qytetari 2: Kam një pyetje.

Rama: Po!

Qytetari 2: Unë pallatin e kam bërë të ri. Dua përgjegjësit e pallatit, kush e ka ndërtuar, kujt i kam dhënë lekët!

Rama: Zonjë, përgjegjësi është tërmeti. Të jemi të qartë.

Qytetari 2: Në rregull

Rama: Pastaj, nëse pallati ka probleme strukturore do shembet e do bëhet nga e para, nëse ka vetëm muret do ndërtohen.

Qytetari 2: E kush do t’i paguaj lekët?

Rama: Mos u shqetëso për lekët, ti s’do paguash asnjë lekë, të jemi të qartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat