Dy të vdekur në aksidente rrugore në Tiranë dhe Sarandë

Shqipëria

Dy të vdekur në aksidente rrugore në Tiranë dhe Sarandë

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 17:51
Foto

Një 60-vjeçar humbi jetën pasditen e sotme në një aksident rrugor në fshatin Prezë të Vorës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:56, ku  automjeti me drejtues shtetasin A. L ka aksidentuar këmbësorin ende të paidentifikuar.

Si pasojë e demtimeve të marra këmbësori ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit shtetasi A. L është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ku vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e trupit të pajetë.

Edhe në Sarandë një tjetër i moshuar humbi jetën në rrethana të ngjashme. Aksidenti u regjistrua në fshatin Vrion, ku automjeti tip "Benz" ka goditi aksidentalisht këmbësorin 75 vjeçar K.K., i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Policia ka shoqëruar menjëherë drejtuesin e mjetit shtetasin I.Ç., 43 vjeç, banues në Sarandë, me të cilin po kryen veprimet e mëtejshme për arrestimin e tij.

Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale dhe referimin në Prokurori për hetime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat