Prindërit refuzojnë t'i çojnë fëmijët në shkollën "Emin Duraku", reagon Ministrja

Shqipëria

Prindërit refuzojnë t'i çojnë fëmijët në shkollën "Emin Duraku", reagon Ministrja

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 18:15
Foto

Disa prindër kanë zgjedhur që ti mos i çojnë fëmijët në shkollën  9-vjeçare "Emin Duraku".

51 prindër i kanë dërguar ministres së Arsimit një kërkesë, ku kërkojnë garanci për siguri në mënyrë që ti sjellë fëmijët në shkollë.

Pas tërmetit të 26 nëntorit, një pjesë e kësaj shkolle u mbyll për shkak të dëmeve. 

Por në një reagim gjatë pasdites, Ministrja e Arsimit Besa Shahini shkruan në facebook se vendimin për të hapur një shkollë apo për ta mbajtur të mbyllur e kanë marrë pas vlerësimit të inxhinierëve bashkiakë dhe Institutit të Ndërtimit.

Rrjedhimisht, thekson ajo, shkolla "Emin Duraku" Tiranë qëndron e hapur dhe do të punojë me dy turne sepse në pjesën më të madhe është plotësisht në rregull. Pjesa e dëmtuar nuk do të përdoret deri në skanimin përfundimtar të saj nga Bashkia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat