Rindërtimi pas tërmetit: Ndërtuesit 3 % për strehim social, të paguajnë dhe ata që ndërtuan keq

Shqipëria

Rindërtimi pas tërmetit: Ndërtuesit 3 % për strehim social, të paguajnë dhe ata që ndërtuan keq

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 21:09
Edi Rama

Dy javë pas tërmetit, kryeministri Edi Rama u bëri të qartë ndërtuesve se 3 % të sipërfaqes së ndërtimit do ta japin për strehimin social.

Kjo do të përdoret nga bashkitë dhe qeveria për të strehuar ata që mbetën të pastrehë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Edi Rama: Të gjithë ata që ndërtojnë kanë detyrim ligjor 3 përqind ta kalojnë për nevoja sociale. Në ligjin e posaçëm ne do ta përfshijmë këtë gjë duke iu kërkuar të gjithë atyre që ndërtojnë aktualisht me lejet e Bashkisë.

Rama deklaroi se në 16 dhjetor do bëhet publik raporti i parë paraprak për dëmet, ndërsa paralajmëroi personat që mund të shkatërrojnë shtëpitë e tyre me qëllim që të bëhen pjesë e paketës së rindërtimit.

Ndër të tjera Rama bëri me dije se të prekurit nga tërmeti do qëndrojnë në shtëpi me qira deri në maj të vitit 2021.

Edi Rama: Ka raste që i bien me vare mureve të shtëpisë me idenë që do të marrin shtëpi të reja, do na e bëjë Elvisi, do na e bëjë qeveria, Arbri. Kjo histori ka një cak dhe u them mos bëni aventura të tilla sepse faktikisht iventari është ky që është.

Specialistja e ndërtimit dhe inxhinierja, Luljeta Bozo tha se duhet nisur puna pa humbur kohë për të inventarizuar çdo banesë dhe pallat të dëmtuar. Sipas saj, shqetësim është ndërhyrja abuzive në kolonat e pallateve në katet e para.

Luljeta Bozo: S'kanë bërë themel fare e kanë ngritur katin e parë, pastaj kanë ngritur katin e dytë. Ra tërmeti u shemb. Kush i tha ta bëjë pa themel. Kush i tha ta bëjë pa një teknik. S'po themi të marrin një inxhinier, por pa një teknik. U bënë të gjithë ndërtues. Por nuk bëhet kështu. Një pjesë të kësaj përgjegjësie unë mendoj duhet ta mbajë edhe nga ana financiare “

Nga ana tjetër Elvis Naçi tha se fondacioni, duke pritur edhe grupe ndërtimi nga jashtë është gati të fillojë punën në Thumanë Sinkron Në këtë situata Akademia e Shkencave ka shprehur gatishmërinë të bëjë studime për sizmiologjinë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat