Spiropali: 13 miliard lekë nga buxheti i shtetit për rindërtimin

Shqipëria

Spiropali: 13 miliard lekë nga buxheti i shtetit për rindërtimin

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 22:01
Elisa Spiropali

Zëdhënësja e Qeverisë, Elisa Spiropali, është e ftuar në emisionin “Open” në Top Channel ku tha se lagjet e reja do të ndërtohen duke bërë një diferencë me ndërtimet e bëra deri tani.

“Më duhet të theksoj diçka. Është një lajm që qarkullon në media që shteti s’ka lekë për emergjencat civile. Ky lajm është një gënjeshtër. Pa prekur as borxhin, as rritjen ekonomike as ndonjë projekt, qeveria ka 13 miliard lekë ose 130 milionë dollarë”, tha Spiropali.

“Nga dolën këto lekë?”,- e pyeti Alban Dudushi, Spiropalin.

“Këto lekë dalin nga buxheti i shtetit”,- iu përgjigj Elisa Spiropali.

“Këto lekë prekin diçka sepse projekt-buxheti ishte hartuar para tërmetit. Akoma nuk është votuar, por është hartuar para tërmetit. Mund të ketë vetëm ndryshime të vogla”,- ndërhyri Abilekaj.

“Unë po them që paratë dalin nga buxheti i shtetit dhe nuk prekin asgjë”,- këmbënguli sërish Spiropali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat