Esiela humbi jetën gjatë tërmetit, mësuesja tregon momentin e vështirë sot me shoqet e klasës - Bota Sot
Esiela humbi jetën gjatë tërmetit, mësuesja tregon momentin e vështirë sot me shoqet e klasës

Shqipëria

Esiela humbi jetën gjatë tërmetit, mësuesja tregon momentin e vështirë sot me shoqet e klasës

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 23:32
Esiela Karanxha

Esiela Karanxha, vetëm 8 vjeç, humbi jetën gjatë tërmetit të fuqishëm që goditi vendin më 26 nëntor. Vogëlushja humbi jetën pas shembjes së pallatit gjashtë katësh në qytetin e Durrësit, ku ajo banonte së bashku me nënën e saj, Diena, e cila ndërroi jetë në spital.

Sot, është mësuesja e Esielës, Eda Katroshi, e cila rrëfen momentin e vështirë kur bashkëmoshatarëve të vogëlushes u desh të fillonin mësimin pa shoqëen e tyre të klasës.

“Sot, me datë 09.12.2019 rifilluam jetën. Rifilluam aty ku e kishim lënë. Më rrethuan duart e vogëlushëve të mi. Nuk kishte gëzim më të madh kur u takuam. U perqafuam fort, u puthëm. Poooooor…. Ah kjo zemër dhe këta sy nuk guxuan të kthejnë shikimin e mjegulluar nga lotët drejt bankës tënde, e dashura Esielë. E ëmbla jonë Esielë. Cfarë tu thoja syve të lotuar të Jusrës që nuk e mbante dot ngashërimin. Nuk duroi dot që ti u bëre engjëll me krahë për të na parë nga lart. Shokët dhe shoqet e patën të vështirë të të mos përmendnin. E zgjuara, e shkathëta, Esiela jonë. Do të të kujtojmë gjithmonë. Do të mbetesh një vogëlushe e mrekullueshme për të gjithë grupin tonë të klasës së tretë. U prehsh e qetë pranë prindërve të tu”, shkruan Katroshi, mësuese në shkollën 9 vjeçare “Marie Kaçulini”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat