Ndalohet skafi me drogë në Brindisi/ Drejtuesi, një shtetas shqiptar - Bota Sot
Ndalohet skafi me drogë në Brindisi/ Drejtuesi, një shtetas shqiptar

Shqipëria

Ndalohet skafi me drogë në Brindisi/ Drejtuesi, një shtetas shqiptar

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 08:46
Foto ilustrim

Guardia di Finanza përmbylli me sukses një operacion antidrogë në brigjet e Brindisit ku u sekuestrua një sasi e madhe lënde narkotike.

Skafi që ishte ngarkuar me drogë kishte një gjatësi 5 metra dhe ishte i pajisur me një motor shumë të fuqishëm. Ai drejtohej nga një shtetas shqiptar që u arrestua në kushtet e flagrancës.

Gjatë patrullimeve në det, Reparti Operativ Aeronavale, lokalizoi dhe ndaloi një varkë shumë pak milje larg brigjeve. Lloji i mjetit dhe deklaratat e paqëndrueshme të skafistit ngritën dyshimet tek hetuesit se brenda tij mund të kishte sende të jashtëligjshme.

Gjatë kontrollit në mjetin lundrues u gjetën 186 pako brenda se cilave kishte 310 kg marijuanë dhe 24 hashash, të cilat nëse do të dilnin në treg do të arrinin një vlerë prej 4 mln euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat