Kryeministri holandez: Holanda nuk kundërshton zgjerimin e BE-së, por Shqipëria ende nuk është e gatshme për hapjen e bisedimeve - Bota Sot
Kryeministri holandez: Holanda nuk kundërshton zgjerimin e BE-së, por Shqipëria ende nuk është e gatshme për hapjen e bisedimeve

Shqipëria

Kryeministri holandez: Holanda nuk kundërshton zgjerimin e BE-së, por Shqipëria ende nuk është e gatshme për hapjen e bisedimeve

Nga: F.B Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 10:51
BE

Holanda nuk kundërshton zgjerimin e BE-së ka deklaruar kryeministri i Holandës Mark Rute, por sipas tij Shqipëria ende nuk është e gatshme për hapjen e bisedimeve, ndërsa Maqedonia është më afër këtij qëllimi, shkruan “B92” ,përcjell “Bota Sot”.

Këtë Rute e tha në margjina të takimit të para disa ditëve të NATO-së në Londër, ku shtoi se vendet që synojnë anëtarësimin në BE duhet të jenë të gatshme, sikur që ishte Mali i Zi kur nisi bisedimet.

"Nuk besoj se Shqipëria është e gatshme në këtë moment të nis bisedimet me BE, ndërsa sa i përket Maqedonisë ajo është më afër këtij qëllimi” ka thënë Rute për gazetën malazeze “Pobjeda”.

Ai shtoi se vende të veçanta nuk kanë dashur që procesi i bisedimeve për Maqedoninë dhe Shqipërinë me BE të jetë i ndarë.

"Ka disa vendetë e duan këtë dhe për këtë arsye në takimin e fundit të KE-së kemi vendos që të përparojmë në hapjen e bisedimeve me këto vende” ka thënë a.

Ne pyetjen nëse deri në vitin 2025 mund të jetë afati real që disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor të hyjnë në BE, Rute u përgjigj se bashkëngjitja në BE deri në në datë të caktuar nuk është qëllim në vetë vete.

"Nuk kam ide dhe kjo nuk është qëllim në vetë vete. Nuk kemi asgjë kundër zgjerimit të BE-së, por duhet të kujdesemi që të respektojmë rregullat dhe çdo gjë duhet me ashpërsi të jetë e ndershme. Ky është gjithnjë pozicioni ynë ", përfundoi Rute.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat