Çështja “Babale”/ Prokuroria kërkon 1 vit e 6 muaj burg për Ervin Salianjin

Shqipëria

Çështja “Babale”/ Prokuroria kërkon 1 vit e 6 muaj burg për Ervin Salianjin

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 14:37
Ervin Salianji

Prokuroria e Tiranës ka lexuar pretencën sa i takon të akuzuarve për kallëzim të rremë mbi çështjen që njihet si “Babalja”.

Kështu, për ish-deputetin Ervin Salianji, prokuroria ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burg, që të konvertuara shkojnë në 3 muaj shërbim prove.

Pezullimi i dënimit me burg për Salianjin u kërkua vetëm nga prokurori Genci Qana, jo nga prokurori tjetër Kolë Hyseni.

Sipas prokurorisë, të pandehurit duhet të deklarohen fajtorë për akuzën e “kallëzimit të rremë”, kryer në bashkëpunim. Nga ana tjetër, për Albert Veliun kërkohen 3 vite e 6 muaj, pasi akuzohet për “kallëzim të rremë” edhe për “kalim të paligjshëm të kufirit”, e ndërsa për Fredi Alizoin, 3 vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat