Pretenca për Salianjin/ Basha: Rama riktheu gjyqet politike kundër opozitës! Askush s’do na e mbyll gojën - Bota Sot
Pretenca për Salianjin/ Basha: Rama riktheu gjyqet politike kundër opozitës! Askush s’do na e mbyll gojën

Shqipëria

Pretenca për Salianjin/ Basha: Rama riktheu gjyqet politike kundër opozitës! Askush s’do na e mbyll gojën

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 15:31
Lulzim Basha dhe Ervin Salinji

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas kërkesës se Prokurorisë për të dënuar me burg ish deputetin Ervin Salianji, si i pandehur ne çështjen e njohur si “Babale”.

Basha shprehet se Edi Rama ka rikthyer në Shqipëri gjyqet politike kundër opozitës, si dhe shton se pretence e dy prokurorëve të korruptuar është përcaktuar nga kryeministri një ditë pas publikimit të skandalit.

Postimi i plotë:

“30 vjet pas rrëzimit të diktaturës, Edi Rama rikthen në Shqipëri gjyqet politike kundër opozitës. Për të dënuar Ervin Salianjin, që denoncoi me fakte, përfshirjen e vëllait të Ministrit të Brendshëm në trafik droge, Edi Rama përdori dy prokurorë të korruptuar, Kolë Hysenaj dhe Genci Qana, që zbatuan sot skenarin e dështuar për t’i mbyllur gojën opozitës. Pretenca e dy prokurorëve të korruptuar është paracaktuar nga Edi Rama që të nesërmen e publikimit të skandalit.

Askush, nuk do të arrijë kurrë t’i mbyllin gojën as Ervin Salianjit dhe asnjë përfaqësuesi politik të Partisë Demokratike. Beteja jonë me krimin e organizuar, dhe denoncimi i lidhjeve të krimit të organizuar me Qeverinë e Edi Ramës dhe shërbëtorëve të tij në drejtësi, nuk ka për tu ndalur”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat