Banorët e Kombinatit refuzojnë të dalin nga shtëpitë

Shqipëria

Banorët e Kombinatit refuzojnë të dalin nga shtëpitë

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 16:13
Pallati

Instituti i ndërtimit i ka cilësuar të pabanueshme një numër pallatesh të dëmtuara nga tërmeti I 26 nëntorit në kombinat, por megjithë rrezikun, banorët refuzojnë të dalin nga shtëpitë.

“Nuk duam të prishet pallati për arsye se nuk është çarë tulla.”

Nuk kemi ku të shkojmë. Lekë nuk kemi, shtëpi nuk kemi.”

Shqetësimi më i madh i qytetarëve është se me bonusin prej 1 mijë e 800 lekë nuk arrijnë të marrin një shtëpi me qira.

Banorët e pallateve që janë shpallur të pabanueshme mendojnë se vlerësimi duhet të përsëritet pasi sipas tyre qëndrimi në këto objekte nuk përbën rrezik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat