“Fat i madh që kam lindur në malet e Skraparit sepse…”- Meta flet për dialog: Tani jemi në një situatë të jashtëzakonshme

Shqipëria

“Fat i madh që kam lindur në malet e Skraparit sepse…”- Meta flet për dialog: Tani jemi në një situatë të jashtëzakonshme

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 21:29
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta flet edhe për nismën e tij ‘Dialogu me Shqipërinë’. “Unë nuk uroj përplasje, uroj reflektim. 8 dhjetori ka qenë thirrje për të përkujtuar, për të dhënë një mesazh dhe vendosur një dialog”, tha presidenti në Syritv.

Meta tha se ky dialog do të fillojë kur të shihet se është koha e përshtatshme.

“Nuk është momenti tani se jemi në situatë të jashtëzakonshme”, tha Meta.

I pyetur nëse kjo nismë e Metës shërben si një testim për të parë pakënaqësitë ndaj qeverisë dhe opozitës, Meta tha se ai i bën kalkulimet si president, jo si politikan.

Në lidhje me pyetjen për sigurinë e tij, Meta tha: ‘Unë kam një fat të madh që kam lindur në malet e Skraparit. Nuk ka presion që më thyen për Shqipërinë, por popullin dhe për Kushtetutën’.

“Te Gjykata Kushtetuese nuk toleroj”, ishte i prerë Meta.

Kreu i shtetit komentoi edhe një lajm në media se ishin votat e LSI për shtatë ligjet e reformës në drejtësi, që e kanë sjellë situatën në këtë pikë.

‘Nuk i kanë dhënë shtatë ligjet asgjë këtij pushteti. Normalisht duhej të votoheshin me opozitën. Edhe ato 140 vota, u bënë te zyra ime. Opozita ndoqi një kurs jo të arsyeshëm dhe jo normal. Edi Rama ishte i vendosur për të kapur institucionet dhe opozita vendosi të delegjitimojë çdo gjë,’ tha Meta.

“Opozita ka kontributin në krijimin e një hapësire të kontrollit të gjithë institucioneve”, theksoi presidenti.

Meta komentoi edhe propozimet ligjore të mazhorancës për të kufizuar të drejtat e betimit.

“Ata duan të bëjnë drejtësinë e Lanës. Duan të spostojnë vëmendjen. Kjo është punë e tyre. Duan që të gjitha vendet t’i bëjnë kundër hapjes së negociatave, kjo është punë e tyre”, tha Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat