Presidenti Meta debaton me Ylli Rakipin: Kur ta shikoj situatën më të vështirë kam punë me…

Shqipëria

Presidenti Meta debaton me Ylli Rakipin: Kur ta shikoj situatën më të vështirë kam punë me…

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 21:37
Emisioni

Aksioni opozitar ka nxitur debat mes Presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe gazetarit, Ylli Rakipi.

Për gazetarin aksioni opozitar ishte një film që sapo erdhi vera “u zhvesh me rroba banjo” dhe iku, ndërkohë që për të duhet të kishte bërë të kundërtën.

Ndërsa Presidenti Meta ishte i qartë. Ai rikujtoi edhe një herë që ndryshe nga opozita që u largua nga parlamenti, nuk do ta lëshojë presidencën dhe nëse do ta shohë keq situatën do t’i drejtohet popullit.

Pjesë nga debati në studio:

Ilir Meta: Presidenti nuk u ikën përgjegjësive. Të gjithë të marrin përgjegjësitë e tyre dhe populli ynë të ndërgjegjësohet më shumë.

Ylli Rakipi: Nuk jemi të iki presidenti dhe të marri edhe Ramën me vete. Unë i këtij mendimi kam qenë, por nuk jam më. Gjithë loja e opozitës ishte një teatër, ishte një film. Erdhi vera dhe do zhvishej me rroba banjoje.

Ilir Meta: Ju thatë që keni qenë me këtë mendim.

Ylli Rakipi: Po isha dhe jam, por ky mendim duhet të vazhdonte. Jo të hante një pëllëmbë dhe të zbythej. Nuk duhet të stepej dhe të lejonte të shumëfishohej ndikimi.

Ilir Meta: Presidenti nuk ishte që opozita të largohej. Ajo mund të luftonte edhe në parlament edhe jashtë saj. Presidenti po qëndron në institucion. Po lufton dhe nuk e lëshon atë institucion dhe kur ta shikojë situatën më të vështirë ka punë me popullin shqiptar dhe kam besim që populli do t’i përgjigjet presidentit të vet.

Sepse Presidenca nuk është bashkia e Kavajës dhe Devollit që hyhet me kaçavidë.

Debati u realizua në studion e “Syri.tv”, ku Presidenti Ilir Meta është i ftuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat