Ahmetaj: Dëmi nga tërmeti, 700 milionë deri në 1 miliard Euro

Shqipëria

Ahmetaj: Dëmi nga tërmeti, 700 milionë deri në 1 miliard Euro

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 23:32
Arben Ahmetaj

Duke theksuar se kjo nuk është një shifër zyrtare, Arben Ahmetaj koordinator për rindërtimin për tërmetit, tha se dëmet nga tërmeti mund të shkojnë nga 700 milionë deri në 1 miliardë euro.

“E ritheksoj se kjo nuk është një shifër zyrtare”, tha Ahmetaj.

Ai ka treguar se cilët janë donatorët më të mëdhenj që kanë dhuruar pranë qeverisë shqiptare, duke përfshirë këtu dhe shtetet.

Arben Ahmetaj: Ka donatorë që vijnë nga e-albania. Janë gati 6 mijë donatorë, janë shumë të vogla që vijnë nga njerëz që i kanë hequr nga vetja e tyre, jo nga tepria. Ka qytetare dhe biznese që kanë sjellë drejtpërdrejt në buxhetin e shtetit, direkt në llogarinë e thesarit. Këto janë të destinuara vetëm për tërmetin. Nuk ka derdhje nga qeveritë e huaja, të konfirmuara kam një listë të gjatë por e kryeson KE me 15 milionë euro. Është e sigurt që do shkojë në 100 milionë euro. Unë numëroj vetëm ato që janë angazhime zyrtare, qeveria e Turqisë do kontribuojë me 500 apartamente që do ndërtohen nga veta ata në tokë që do ofrohet nga shteti shqiptar kryesisht në zonën e Laçit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat