Pas Metës, prokuroria thërret edhe Ardian Dvoranin

Shqipëria

Pas Metës, prokuroria thërret edhe Ardian Dvoranin

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 08:59
Ilir Meta

Pas Presidentit, Ilir Meta sot në Prokurori është thirrur edhe kreu i KED, Ardian Dvorani.

Ai do të paraqitet në orën 10:00 në organin e akuzës dhe siç ka deklaruar edhe më parë, do të dëshmojë në respekt të ligjit.

Një ditë më parë në Prokurorinë e Tiranë u paraqit edhe kreu i shtetit Ilir Meta, i cili për një orë dëshmoi mbi padinë e depozituar ndaj Dvoranit.

Meta tha se rasti është tmerrësisht flagrant dhe prokuroria të mos ndikohet nga presionet politike. Ai u shpreh se janë të gjithë provat për të vepruar ndaj Dvoranit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat