Një pasuri me vlerë 543 452 euro është vënë në sekuestro preventive, pasi dyshohet se është përfituar nga aktivitete kriminale dhe pastrimi i parave.
Sekuestroja u vendos nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, që ekzekutoi edhe vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.
• 2 apartamente banimi në Vlorë;
• 2 llogari bankare;
• 1 automjet Volksëagen.
Vlera financiare e këtyre pasurive kap shifrën rreth 543 452 euro.
"Këto sekuestrime pasurore janë në kuadër të procedimit penal proaktiv të vitit 2017, ndaj shtetasit G. B., si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ky shtetas është arrestuar në Itali, në vitin 2017, për veprën penale "Trafikim narkotikësh" dhe dyshohet se këto pasuri i ka ngritur mbi bazën e këtyre veprimtarive të paligjshme.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet e mëtejshme.