Zyrtarja amerikane: Shqipëri-SHBA bashkë në kohë të vështira

Shqipëria

Zyrtarja amerikane: Shqipëri-SHBA bashkë në kohë të vështira

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 09:51
Laura Cooper

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të shprehin solidaritetin me Shqipërinë, pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.

Këtë gjë e shprehu edhe Zëvendës Asistentja e Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA–së, Laura Cooper.

Në nisje të fjalimit të saj në konferencën "Karta e  Adriatikut (A5)", ku Shqipëria kishte kryesimin gjatë vitit 2019, ajo tha se shqiptarët dhe amerikanët kanë qenë gjithmonë bashkë në kohë të vështira.

Ajo vlerësoi kontributin pa kushte të të gjitha vendeve, të cilat reaguan menjëherë pas kësaj ngjarje.

“Do të doja të fillojë me ngushëllime për familjet që vuajtën si pasojë e këtij tërmeti. SHBA janë miq të Shqipërisë si gjithë amerikanët dhe shqiptarët që kanë qenë bashkë në kohë të vështira. Këto popuj kanë qenë gjithmonë bashkë. Të gjitha vendet që janë sot këtu, që reaguan pa asnjë kusht dhe kanë dhënë mbështetjen e nevojshme për të ndihmuar Shqipërinë në këtë periudhë të vështirë. SHBA qëndrojnë  afër Shqipërisë, partneritet me të gjitha vendet e rajonit. Kjo na sjell në këtë seancë të A5. Pavarësisht nga ky tërmet që ndodhi në patëm mundësi të takohemi dhe shoh që kemi shumë miq në këtë tryezë”, tha Cooper.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat