Rama në Mamurras: Brenda mesit të vitit të ardhshëm, shumica do jetë në shtëpitë e reja

Shqipëria

Rama në Mamurras: Brenda mesit të vitit të ardhshëm, shumica do jetë në shtëpitë e reja

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 11:34
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Mamurras ku po viziton disa nga familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, që aktualisht strehohen në çadra.

Rama në këtë vizitë shoqërohet nga minstri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe ish-ministrja Lindita Nikolla.

Kryeministri Rama iu premtoi rindërtim të shpejtë të shtëpive banorëve në çadra: Besoj se brenda mesit të vitit të ardhshëm do ta sistemojmë shumicën në shtëpitë e reja. E di që ndoshta nuk më besoni, por do bëhen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat