The Sun: Detajet, pse gjyshja angleze u rekrutua nga trafikantët shqiptarë

Shqipëria

The Sun: Detajet, pse gjyshja angleze u rekrutua nga trafikantët shqiptarë

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 12:45
Foto ilustrim

Gazeta The Sun shkruan se një gjyshje angleze do t’i duhet të festojë Krishtlindjet në burg pasi u rekrutua nga trafikantët shqiptarë për të sjellë njerëz nga Franca drejt Anglisë.

Jackie Willis u përpoq të trafikonte drejt Anglisë tre emigrantë shqiptarë të fshehur në bagazhin e makinës.

Sipas The Sun, një trafikant kishte takuar Jackie Willis duke i ofruar 3.000 stërlina për çdo person, të sjellë nga zona e Calais në Francë përmes eurotunelit të Doverit në Angli.

Jackie Willis shkruan gazetari i The Sun Nick Pisa punonte si menaxhere për kompaninë Aramark, nga ku edhe u prangos. Prokurori Pascal Marconville i tha gjykatës se zonja Willis nuk do të jetë britanikja e fundit e rekrutuar nga trafikantët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat